Tahiri: Rasti i Kumanovës, më i thellë se që duket

06 nëntor 2017 20:41

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në emisionin “Puls” të KTV-së, ka komentuar rastin e dënimeve të grupit të njohur si “Kumanova” nga drejtësia maqedonase.

Ai tha se sa u përket këtyre dënimeve, mendoj se ka nevojë për një involvim të instancave ndërkombëtare dhe të sqarohet mirë kjo çështje “sepse siç po duket është më thellë se sa që duket”.

“Ne kemi kërkuar që të përfshihen ndërkombëtarët pas kemi të bëjmë me shtetas të Republikës së Kosovës. Ne shpresojmë që Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë do ta ketë vullnetin e mirë për një involvim ndërkombëtar pa paragjykuar”, tha ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme