Video

Kërkesat e familjes Dehari ndaj Qeverisë

Një vit plot dhimbje kanë lënë pas Avni e Xhemile Dehari. Prindërit e Astrit Deharit, në një konferencë për media, kanë folur për rastin e tij, por edhe për dyshimet e tyre me vdekjen e djalit të madh, Arbnorit, që pretendohet se është vetëvrarë.

Avni Dehari është shprehur i bindur se djali i tij është vrarë në qendrën e paraburgimit në Prizren dhe përgjegjëse për këtë i bënë institucionet kosovare, raporton KTV.

Familja, pas refuzimit të kërkesës së parë për angazhimin e Qendrës Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lozanë për ekspertizë të pavarur, ka bërë një kërkesë të dytë për angazhimin e institucionit të njëjtë.

Këtë herë, kërkesa i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Ramush Haradinaj.

Konkludimet e ekspertizës, prindërit e Deharit, kanë thënë se do të jenë të pranueshme për ta, ndërsa deri më tash, janë bërë dy ekspertiza: një nga institucionet kosovare dhe një tjetër me ekspertë të pavarur, që kishin nxjerrë rezultate kontradiktore.

Për të dielën, në 1-vjetorin e vdekjes së tij, është paralajmëruar marsh protestues në Prishtinë, e nëna e Astritit, tha se nuk duan që raste të tilla të ndodhin më.