Cilat janë sfidat kryesore të Kosovës, sipas presidentit Thaçi

01 nëntor 2017 19:28

Për tri tema të mëdha ka folur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të cilat janë sfida kryesore të ecjes përpara të shtetit të Kosovës, raporton KTV.

Fillimisht, Thaçi fjalimin e ka nisur për transformimin e FSK-së në Forcave të Armatosura të Kosovës që sipas tij ky proces është në fazën përfundimtare.

Krijimin e ushtrisë, Thaçi ka thënë se do ta arrijë në koordinim të plotë me NATO-n, KFOR-in dhe SHBA-në.

Presidenti u ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që sa më shpejt ta ratifikojnë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, sipas versionit të nënshkruar në vitin 2015, dhe të lihen anash ekspertizat shtesë, ndryshe, sipas tij, nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

Thaçi, gjithashtu, ka thënë se Qeveria e ka për obligim që ta themelojë edhe Asociacionin e Komunave Serbe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme