Video

Veseli shfrytëzon pozitën e kryekuvendarit për të folur për fitoren e PDK-së

Një ditë pas përmbylljes së procesit zgjedhor, Kuvendi i Kosovës i është kthyer punës.

Kryesia e Kuvendit është mbledhur këtë të hënë, por kryetari Kadri Veseli nga foltorja e Kuvendit foli edhe si kryetar i PDK-së, raporton KTV.

Nga aty u shfaq i sigurt për partitë që do t’i fitojnë në balotazh.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të jetë i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, sepse Kosova i dha vulë sipas tij orientimit perëndimor.

Ndryshe, Kryesia ka vendosur që të mërkurën në orën 10:00 Kuvendi të mblidhet në seancë plenare për rishikimin e buxhetit të vitit 2017.