Aksidenti në kryeqytet që la me lëndime të rënda një 30 vjeçare

21 tetor 2017 19:30

Nëpër rrugët e Kosovës pothuajse çdo ditë ndodhin aksidente, e viktima shpesh janë edhe këmbësorët.

Në mëngjesin e së shtunës, një 30-vjeçare është goditur nga një veturë në vendkalimin e këmbësorëve në afërsi të Rrethit të spitalit, raporton KTV.

E aksidentuara ka marrë lëndime të rënda, kryesisht në kokë. Ajo është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në QKUK.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Njësitet e Policisë së Kosovës po merren me rastin, ndërsa drejtuesi i veturës me targa gjermane është dërguar në mbajtje.

Vetëm gjatë ditës së shtunë kanë ndodhur 31 aksidente, prej tyre 15 me të lënduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme