Video

Lehtësohet puna për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Çdo grua, për herë të parë do ta ketë mundësinë që të kryejë të gjitha kontrollet për diagnostikimin e kancerit të gjirit brenda qendrës së Klinikës së Radiologjisë në QKUK.

Kjo klinikë ka kompletuar tashmë të gjithë aparaturën e nevojshme për shërbim, përfshirë rezonancën e gjirit, mamografin 2, ultrazërin si dhe biopsinë, raporton KTV.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se me funksionalizimin e kësaj aparature, pacientët nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Ndërsa drejtuesit e UP-së u shprehën se përmes këtij shërbimi, diagnostikimi do të jetë shumë më i lehtë.

Tetori shënon muajin e vetëdijesimit të kancerit të gjirit.