Video

Qeveria ndan mijëra euro, ende pa e miratuar buxhetin në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë akterët dhe qytetarët që të dielën e zgjedhjeve t’ia zbardhin fytyrën Kosovës.

Ai ka thënë se nga kualiteti i zgjedhjeve varet edhe shpejtësia e liberalizimit të vizave dhe perspektiva evropiane, raporton KTV.

Pavarësisht që buxheti i rishqyrtuar ende nuk është votuar në Kuvend, mijëra euro ka ndarë Qeveria për çështje të ndryshme.

100 mijë dollarë qeveria ka ndarë për përkrahjen e koalicionit anti ISIS.

Kryeministri ka thënë se Qeveria është e gatshme të përkrahë iniciativën për kthimin e banorëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre nga zonat e luftës, duke ofruar asistencë për personal për pastrimin nga minat dhe mjetet e tjera si dhe ndihma të tjera humanitare.

Ndërkohë, me kërkesë të ministrit Abelard Tahiri, Qeveria ka ndarë 40 mijë euro për renovimin e një shkolle në Bujanoc.

Gjithashtu qeveria ka ndarë 317 mijë euro për projektin e kapërderdhjes së pendës së Përlepnicës së Gjilanit. Kryeministri tha se ekziston rreziku që të ketë vërshime dhe gjendjen atje e ka quajtur kritike.

Qeveria ka vendosur të ndajnë mjete financiare edhe për pagesën e shpenzimeve administrative me kërkesë të qendrës ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve me arbitrazh për AXOS në rastin me PTK.

Ndërkohë, Ministrja e integrimit, Dhurata Hoxha, ka treguar se vetëm për vitin 2016 Kosova ka fituar donacione në vlerë prej 174 milionë euro.

Ndërkohë, Qeveria i ka propozuar Kuvendit emrat për komisionin për provimin e jurisprudencës ku kryetar është propozuar Aleksandër Lumezi.