Haradinaj nuk i beson Marrëveshjes së Demarkacioni

11 tetor 2017 19:06

Përfaqësimi i Kosovës në dialogun me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi është vetëm një vazhdimësi e një procesi, i cili, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, ka humbur përmbajtjen dhe nuk ka alternativë, raporton KTV.

Haradinaj, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se tashmë kanë një marrëveshje me Presidentin dhe kryeparlamentarin për hartimin e një platforme të përgatitur nga qeveria dhe të aprovuar nga parlamenti, e cila do të shënonte fillimin e fazës finale të dialogut. Kundërshtimi i kryeministrit karshi marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk ka ndryshuar.

Ai edhe më tutje nuk i beson marrëveshjes së kaluar.

Porosinë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për demarkimin e kufijve me Malin e Zi, Haradinaj e komentoi veç si një mendim ndryshe, për çka tha se një mendim të tillë e ndajnë edhe shumë të tjerë dhe nuk sheh problem në këtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme