Krejt çfarë thanë rreth pasaportave shqiptare për kosovarët Thaçi e Meta

11 tetor 2017 19:01

Presidenti Hashim Thaçi edhe këtë të mërkurë e ka shfaqur hapur revoltën ndaj bashkësisë ndërkombëtare, raporton KTV.

Kosova po e sheh si shpresën e vetme Shqipërinë, tash kur ka mbetur vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Thaçi ka kërkuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që kosovarëve t’u lëshojë shtetësi, në mënyrë që të mund të lëvizin lirshëm në Evropë.

I vetëdijshëm për bllokadën në Kuvendin e Kosovës për ta votuar demarkacionin si kusht për liberalizim, presidenti tha se shpresa mbetet te Shqipëria.

Por, presidenti shqiptar ka thënë se zgjidhja nuk është që të merret nënshtetësia shqiptare për të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi, sipas tij, zgjidhja është te tejkalimi i këtij problemi.

Ndërkohë, presidenti shqiptar është nderuar me urdhrin e pavarësisë nga presidenti Thaçi dhe tha se kjo e zuri në befasi.

Meta ka zhvilluar takim edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme