Video

Diskutime të ashpra në mes të Veselit e Selmanajt dhe në mes të Zekës me VV-në

Debat i nxehtë është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të ri të LDK-së, Driton Selmanaj, dhe kryetarit, Kadri Veseli.

Selmanaj në fillim të fjalës së tij e ka akuzuar kryeparlamentarin se po vazhdon ta shkelë rregulloren e Kuvendit, derisa ka thënë se LDK-ja e ka detyruar Kadri Veselin të heqë dorë nga posti i kryeministrit, duke ia dorëzuar atë Ramush Haradinajt, ashtu siç e kishte detyruar Hashim Thaçin të bëhej zëvendës i Mustafës.

Menjëherë në akuza ka shpërthyer Veseli, duke e quajtur Selmanajn si turpin e shoqërisë civile.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka vazhduar përplasjen me Vetëvendosjen, e veçanërisht me Fisnik Ismailin.

Zeka ka thënë se nuk do të ndalet derisa, sipas tij, t’i shpalosë të gjitha dosjet që ka ndaj atyre që duan, siç tha ai, të bëjnë luftë civile në Kosovë.