Video

Sot është dita e fundit për listat e zgjedhjeve të 22 tetorit

Sot është dita e fundit e subjekteve politike për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Përveç emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave, do të dorëzohen edhe emrat e asamblistëve komunal deri të martën në orën 24:00.

Deri dje 17 subjekte politike kanë aplikuar për t’u certifikuar në KQZ.

Përndryshe, subjektet më të mëdha politike, deri tash kanë publikuar shumicën e emrave të kandidatëve për kryetar të komunave, përveç PDK-së, e cila deri tash nuk e ka bërë zyrtare asnjë kandidat për kryetar të komunave, përveç Zenun Pajazitit, i cili vetë ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit.