KTV takon kardinalin shqiptar që do të drejtojë meshën për inaugurimin e Katedrales

20 gusht 2017 19:28

KTV takon kardinalin shqiptar që do të drejtojë meshën për inaugurimin e Katedrales Kur kanë mbetur edhe dy javë nga dita e inaugurimit të Katedrales “Nëna Terezë”, kardinali Ernest Simoni, i cili do të drejtojë meshën inauguruese, është përgatitur të vijë në Prishtinë për këtë ceremoni.

Në një intervistë për KTV-në në Firence, Ernest Simoni Troshani, ka treguar se si është deleguar nga Papa Françesku për të drejtuar inaugurimin e katedrales në Prishtinë. Teksa ka thënë se ai vjen mes vëllezërve të tij shqiptarë, Ernest Simoni, e ka cilësuar tolerancën fetare si një lidhje dashurore ndër shqiptarët.

Rrëfimi i kardinalit Simonit, për vuajtjet e tij prej 18 vjetësh burgim gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ka bërë që ai të shpallet kardinal emeritus nga Papa Françesku një vit më parë.

Ndërsa, Tonin Simoni, nipi i të vetmit kardinal shqiptar, i cili prej vitesh kujdeset për kardinal Troshanin, ka thënë se kardinali shqiptar është i entuziazmuar për vizitën e tij në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme