Video

“Dialogu me Serbinë e ka dëmtuar Kosovën”

Kosova është dëmtuar nga produktet të cilat i ka prodhuar dialogu me Serbinë, sipas opinionistit Behlul Beqaj.

Beqaj ka thënë se takimi i fundit në kuadër të këtij dialogu veçse e ka dëshmuar këtë dështim.

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se ekipi kosovar ka dialoguar me Serbinë para se të ketë një dialog të brendshëm.

“Ne kemi krijuar aso produkte të cilat e kanë dëmtuar Kosovën dhe çështja e dialogut të fundit është rast ilustrativ i dështimit pasi kosovarët, pra politikanët e Kosovës, kanë shkuar në dialog me Serbinë para se ta kenë një dialog të brendshëm, ndoshta si ai që po e bën Aleksandër Vuciqi në Serbinë. Dialogimi ka qenë shkak i përçarjes së korpusit të subjekteve politike në Kosovë”, ka thënë Beqaj.