Video

Pagesat e komisioneve të brendshme të UP-së, të kundërligjshme

Pagesat e komisioneve të krijuara në kuadër të Universitetit të Prishtinës po konsiderohen në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Një gjë e tillë po kritikohet nga analistë dhe njohës të arsimit, e vërejtje ka dhënë edhe Zyra kombëtare e Auditimit, shkruan sot Koha Ditore.

Në raportin e auditimit për raportin financiar të UP-së për vitin 2016 të Zyrës Kombëtare të Auditimit thuhet se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në vitin 2015 kishte miratuar një rregullore të brendshme për kompensimin e punës së komisioneve, të cilat themelohen në nivel të Universitetit.

Sipas kësaj rregulloreje parashihet kompensimi për komisionet për vlerësimin e ofertave, komisione për përgatitjen e paramasës dhe parallogarisë së objekteve, organin mbikëqyrës të projekteve, etj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.