Video

Përmbledhje e KTV-së për arrestimin e sotëm rreth vrasjeve në vitin 2004

13 vjet pas vrasjes së dy policëve të UNMIK-ut, Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë arrestuar 4 persona dhe një tjetër pritet të ekstradohet nga një shtet i jashtëm, raporton KTV.

Për këto dy vrasje të policëve, organet e sigurisë arrestuan dy persona, ndërsa dy të tjerë për posedim të jashtëligjshëm të armëve. Ndërsa në kërkim janë edhe dy persona të tjerë.

Sipas Prokurorisë së Shtetit, arrestimi i tyre u bë në disa lokacione të ndryshme.

“Këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentimvrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Në fshatin Shakovicë të Podujevës në një përleshje me armë zjarri kishin mbetur të vrarë Agron Sylejmani dhe dy pjesëtarë të policisë.

Në këtë përleshje ishte plagosur edhe Shkumbin Mehmeti, i cili më pas ishte arrestuar dhe dënuar me 30 vjet burgim.

Ish-anëtari i SHIK-ut, Agron Sylejmani, dyshohet edhe për vrasje të tjera të kryera pas luftës.