Mospërputhje e të dhënave edhe në 280 kuti tjera votimi

19 qershor 2017 19:12

280 kuti të votimit do të numërohen sërish nga fillimi. Rinumërimi i tyre do të bëhet për shkak të shumë parregullsive që gjeti Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

Koordinatori i kësaj Qendre, Burim Ahmetaj, ka përmendur arsyen pse duhet rinumëruar këto kuti të votimit, raporton KTV.

Me disa vërejtje të tjera, anëtarët e KQZ-së njëzëri ishin për rinumërim të këtyre kutive të votimit.

Nga 280 kuti të votimit, për 151 prej tyre do të ketë rinumërim të pjesshëm.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka sqaruar se çdo publikim i rezultateve se kush është bërë apo jo deputet nuk është rezultat i KQZ-së, pasi ende nuk janë publikuar.

Rinumërimi i 280 kutive të votimit, do të shtyjë edhe për më shumë publikimin e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme