Video

Banorët e Kurrizit në kryeqytet ankohen, Komuna paralajmëron përfundimin e punimeve

Punimet në platenë mbi Kurriz në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, të nisura në qershor të 2015-s, ndonëse është paraparë të kryhen për 180 ditë, ende nuk janë përmbyllur.

Derisa banorë të kësaj pjese dyshojnë që ato mund të mbarojnë shpejtë, Komuna ka paralajmëruar fillimin e qershorit si kohë optimale për përmbylljen e projektit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të lagjes “Dardania”, Safet Kamberaj, ka thënë se qytetarët e kësaj lagjeje janë të irrituar nga neglizhenca e punimeve.

“Ky projekt tek tani gjendet në gjysmë të tij, dhe as nuk dihet përfundimi. Do të thotë se i tërë ky shqetësim dhe kjo katrahurë që po ju bëhet banorëve të kësaj pjese të lagjes së Dardanisë, do të zgjasë edhe për shumë kohë”, ka thënë Kamberaj.

Por zyrtarë të Komunës janë shprehur të bindur se punimet rreth këtij projekti, i cili kap koston afro një milionë eurosh, do të mbarojnë në fillim të muajit qershor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.