Video

Një vit pas formimit, Haradinaj thotë se FSK-ja do të rreshtohet krah vendeve të NATO-s

Me ushtrime fizike e sfidë për ushtarët e rinj e ka nisur ditën të premten kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Me rastin e një-vjetorit të votimit të ligjeve për FSK-në, ai ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Haradinaj tha se votimi dhe miratimi i këtyre ligjeve, i ka vendosur kësaj ushtrie një barrë të re mbi supe, raporton KTV.

Sipas tij, brenda 10 vjetëve, FSK-ja duhet të përfundojë ndërtimin e të gjitha kapaciteteve që në një të ardhme të afërt, të rreshtohet përkrah ushtrive të tjera të botës.

Përpos fjalimit, Haradinaj i ndau medaljen ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’, komandantit të FSK-së, Rrahman Rama për shërbim të shkëlqyer.

Ky i fundit medaljen ua dedikoi të gjithë të angazhuarve në FSK.

Me ligjet e miratuara për ushtrinë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka mandat të plotë ushtarak.