Video

Në panairin e Punës prezantohen rreth 3 mijë vende të reja pune

Rreth 3 mijë vende të reja pune janë prezantuar në panairin e punës që po mbahet për të dytën herë në Kosovë, raporton KTV .

I njëjti është organizuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare, të cilët po synojnë që të krijojnë lidhjen mes punëdhënësit e punëmarrësit.

Në këtë panair kanë marrë pjesë rreth 50% kompani gjermane me pronarë nga Kosova, ndërsa janë prezantuar profesione të ndryshme.

Shumë të rinj kanë treguar se panairin e vizituan për të parë se çka ofron.

Disa prej tyre kishin edhe mëdyshje nëse krejt kjo iniciativë është serioze. Punëdhënësit kanë treguar se ka pasur mjaft interesim, derisa organizime të tilla pritet të ketë edhe gjatë viteve të ardhshme.