Video

Procesi me numërim e rinumërim përfundon në fillim të javës tjetër

Në fundjavë pritet të përfundojë i gjithë procesi i numërimit e rinumërimit të votave nga zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor.

Derisa shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet gjatë javës së ardhshme, për t`i hapur kështu rrugë certifikimit të tyre.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se përsëritja e numërimit të katër kutive, vendim ky i marrë në mbledhjen e së premtes, do të fillojë të shtunën.

Elezi ka shtuar se partitë kanë kohë 24 orë nga shpallja e rezultateve përfundimtare për t’u ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Nga numërimi i deritashëm i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, prin Lëvizja Vetëvendosje, me më shumë se 4 mijë vota.