Video

Shoqëria civile gjen shkelje për “Rrethrrotullimin” në lagjen “Lakërishtë” të kryeqytetit

Shumë parregullsi ka gjetur Shoqëria civile në procesin tenderues për projektin e

“Rrethrrotullimit” në lagjen “Lakërishtë” të kryeqytetit.

Në një hulumtim të përbashkët nga Instituti Columbus, Lëvizja FOL, Çohu, e INPO, del se Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk po i merr për bazë çmimet jo-normalisht të ulëta që i ofrojnë kompanitë tenderuese, raporton KTV.

Elbasan Racaj, nga Lëvizja Fol, ka thënë se këto çmime po përdoren për manipulime të ofertës finale.

Leonita Molliqaj, nga organizata Çohu, ka thënë se rregullorja e KRPP-së nuk po zbatohet nga OSHP-ja.

Ajo rekomandoi që të bëhet një rregullore e re për çmimet jo të rregullta.

Shoqëria civile, ndër të tjerash, ka thënë se raporti është dërguar në Komunën e Prishtinës dhe në OSHP, por nuk kanë marrë përgjigje.

Projekti “Rrethrrotullimi i Lakërishtës”, kap vlerën e 1 milion e 400 mijë eurove.