Video

IKD-ja gjen se vërtetimi për të kaluarën kriminale është cenim i sigurisë juridike

Siguria juridike e qytetarëve të Kosovës dhe personave juridikë në Kosovë është duke u cenuar drejtpërsëdrejti nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, vërtetimi për të kaluarën kriminale është cenim i sigurisë juridike të qytetarëve.

Gëzim Shala nga IKD-ja, tha se Republika e Kosovës ka për detyrë që t’i përafrojë legjislacionet e veta me ato të BE-së dhe se evidencat penale të KGJK-së kanë devijuar nga përcaktimet ligjore, raporton KTV.

Shala, tutje shtoi se Policia e Kosovës, me kërkesën e personave fizikë, lëshon certifikatë për të kaluarën kriminale derisa kjo, sipas tyre, është e kundërligjshme.

Derisa Yll Zekaj tha se IKD-ja ka dalë me rekomandime për Policinë e Kosovës , Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë e Shtetit për rregullimin e kësaj problematike.

Nga IKD-ja u kërkua që Ministria e Punëve të Jashtme të punojë në të dyja drejtimet ashtu që mos t’u kërkohet qytetarëve prezantimi i të kaluarës kriminale. E po ashtu edhe Policia e vendit të heqë dorë nga lëshimi i vërtetimeve nga e kaluara kriminale për personat fizikë dhe juridikë.