Video

Policia e Kosovës mbush 20 vjet, krerët e shtetit premtojnë se do ta vazhdojnë përkrahjen

Në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, krerët shtetërorë lavdëruan punën e këtij institucioni, të cilin e konsideruan si më të besueshmin në vend.

Ceremonia filloi me një minutë heshtje në përkujtim të të gjithë policëve që kanë rënë në detyrë, duke mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit në Kosovë.

Presidenti Thaçi, në fjalimin e tij, ka thënë se puna e mirë e Policisë dhe Doganës janë siguri për shtetin, raporton KTV

Megjithatë, aty nuk u përmendën sfidat me të cilat ballafaqohet Policia.

Edhe pas 20 vjetëve, ata nuk kanë arritur që të kenë sigurim shëndetësor.

Në fjalën e tij të rastit në ceremoninë e 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnet, teksa ka ofruar mbështetjen e SHBA-së për forcimin e kapaciteteve të Policisë se Kosovës, tha se ky institucion është ndër më të besueshmit për qytetarët e saj.