Video

LDK e bindur se këtë herë e ka të pashlyeshme vijën e kuqe me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës nëse nuk vepron si herën e kaluar kur thoshte “kurrë me PDK-në”, atëherë vërtet nuk do të bëjë koalicion të ri me partnerin e deritashëm.

Këtë e ka thënë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Gjatë ditës, deputetë të LDK-së u deklaruan se nuk do ta njohin më Hashim Thaçin si president të shtetit. Por, ndryshe deklaroi nënkryetari i partisë, Agim Veliu.

LDK-ja ka shuar zërat se mund të ketë kandidat tjetër për kryeministër, përveç Isa Mustafës.

Zyrtarë të kësaj partie kanë thënë se arsye e mbledhjes së anëtarëve të kryesisë ishte diskutimi për zhvillimet e fundit në vend dhe zgjedhjet e parakohshme, të cilat u caktua të mbahen më 11 qershor.