Video

Dy aktakuza kundër kryetarit të komunës së Pejës

Dy ditë, dy lajme aspak të mira për kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Fillimisht ndaj tij u ngrit një aktakuzë për mos ekzekutim të vendimit gjyqësor, ndërsa, siç raportoi Koha Ditore, ai dhe disa zyrtarë të kësaj komune, po hetohen edhe në një rast tjetër, raporton KTV.

Por, koha kur u bën publike këto dy lajme, për Durim Sheremetin, shef i kabinetit të kryetarit Muhaxheri, i ngjajnë në një fushatë për të dëmtuar rikandidimin për kryetar të Pejës.

Sheremeti shprehet se mbesin të hapur për prokurorinë, megjithëse aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejës, për bazë kishte mosekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Por, për opozitën në Pejë, nuk është e rëndësishme periudha kur janë ngritur aktakuzat e hetimet ndaj kryetarit Muhaxheri.

Fadil Gashi, kryetar i Degës së AAK-së në Pejë, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, thotë se ai nuk do të mund të punonte me një aktakuzë që rëndon mbi të dhe zotohet se do të jepte dorëheqjen në momentin e parë.