Video

Nga Këshilli i Ministrave të BE-së s’ka lajme të mira për liberalizimin e vizave

Këshilli i Ministrave i BE-së nuk e ka miratuar rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke e shtyrë këtë për tetor.

Korrespodenti i Grupit Koha, Augustin Palokaj, ka dhënë detaje se a ka lëvizje për Kosovën në aspektin e liberalizimit.

Ai tha se për Kosovën nuk ka lajme të mira, pasi që liberalizimi nuk është në rend dite. Përkundrazi, Kosovës i është kërkuar ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Ai në një lidhje direkte nga Bruksel, ka folur edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.