Video

“Marshin e refuzimit” të shoqërisë civile e refuzoi PDK-ja, e pritën me mirësjellje partitë tjera

Diku me përleshje, e diku me mirësjellje janë pritur nga partitë politikë përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Në Prishtinë, është mbajtur “Marshi i Refuzimit” i organizuar nga shoqëria civile për kundërshtimin e Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Marshi filloi nga sheshi “Skënderbeu”, duke vazhduar me ndalje të shkurtra në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare, raporton KTV.

Deputetët të Vetëvendosjes i pritën protestuesit me mesazhin se pajtohen që ky ligj të mos votohet.

Ndërkohë, në selinë e fundit të PDK-së, sigurimi nuk lejoi vendosjen e pllakateve në dyert e kësaj partie, duke u përleshur me protestuesit.

Madje, për këtë u lajmërua edhe Policia e Kosovës.

Përfaqësues të shoqërisë civile, kundërshtimet për projektligjin i kanë dërguar të shkruara edhe në selinë e LDK-së, PSD-së AAK-së, dhe Nismës.