Video

Kritika për standardet e dyfishta të OSHP-së

Organi Shqyrtues i Prokurimit, kritikohet për standarde të dyfishta në vendosjen e lëndëve, derisa kërkohet edhe ridizajnimi i kriterit bazë “çmimi më i ulët”, raporton KTV.

Gjatë prezantimit të raportit të organizatës “Demokracia Plus” për punën e Organit Shqyrtues të Prokurimit, deputetja Shqipe Pantina ka thënë se Kuvendi ka dështuar të mbikëqyrë, jo vetëm Qeverinë, por edhe institucionet që merren me luftimin dhe gjykimin e krimeve ekonomike.

Por, kreu i OSHP-së, Blerim Dina, është ankuar në Kuvendin e Kosovës, se nuk po ua plotëson kërkesën për stafin mbështetës, gjë që sipas tij, po ndikon që puna të mos kryhet si duhet.

Drejtori i USAID-it për Kosovën, Stephen Carpenter, tha se cilësia do të duhej të ishte kriter bazë për ta fituar një tender e jo çmimi më i ulët.