Video

Marsh protestues në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Shumë qytetarë i janë bashkuar marshit të 8 Marsit, me moton “MARShojmë, S’festojmë” , për të kërkuar drejtësi e barazi në shoqërinë kosovare.

Me brohorima, marshuesit kanë ndaluar te lapidari “Herionat” dhe aty është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Edhe ne e kemi ba shtetin”, raporton KTV.

Adelina Tërshani, aktiviste për të drejtat e njeriut, ka thënë se nuk ka arsye për të festuar pasi që, siç tha ajo, gratë sulmohen e vriten nga burrat e shteti hesht.

Pjesë e këtij marshi ishte edhe babai i Antigona Morinës, viktimë e bashkëshortit të saj, i dënuar tashmë.

Ndryshe, marshi për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka përfunduar para ndërtesës së qeverisë.