Video

Shpenzimet trevjeçare të Presidencës, të barabarta me ato të FSK-së

Projektligji për FSK-në do të procedohet në Kuvend, pavarësisht shmangieve ligjore që kryesia bëri kur atë ia dërgoi Komisionit Parlamentar.

Kreu i komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj ka thënë se kryesia vetëm e ka dërguar projektligjin në Komision, pa sqaruar se çka duhet të bëhet me të.

Ai ka kërkuar nga anëtaret e komisionit që të marrin një vendim për këtë çështje, e që u vendos që ai të shqyrtohet nga ky komision. Haradinaj i rikujtuar presidentit Thaçi që mund të tërheq projektligjin pas leximit të parë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se presidenti nuk ishte i sinqertë me kërkesën e tij, duke ka kërkuar që projektligji të mos ndalet nga komisioni por për këtë të vendosin vetë deputetet e Kuvendit.

Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe deputeti i PDK-së, Fatmir Shurdhaj. Komisioni do të mblidhet brenda afatit ligjor për të shqyrtuar atë.

Presidenca ka paraparë të shpenzojë 171 milionë euro për periudhën 2017-2019, po aq kishte planifikuar edhe vetëm Ministria e FSK-së.