Video

Mustafa thotë se PSD-ja s’mund ta përfaqësojë opozitën në dialog

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se PSD-ja nuk mundet ta përfaqësojë opozitën në dialog me Serbinë.

Sipas tij, ekipi negociator i propozuar me përfshirjen e koalicionit qeverisës dhe me PSD-në e Alternativën nga opozita, s’mund të sjellë asnjë rezultat për Kosovën.

“Vetëm mund t’ia bëjnë qefin vetes, por asnjë rezultat s’munden me pas sepse s’mundet PSD-ja ta përfaqësojë opozitën në dialog. Pikë. E kemi pas njëherë njëfarë Sejdo Bajramoviqin, e patën bë përfaqësues të Kosovës në Beograd... edhe tash po më duket kështu. S’mundet ta përfaqësojë opozitën dikush që tash në bazë të matjes së opinionit publik ka vetëm dy për qind të përkrahjes. Rezultatet e tyre s’do t’i pranojmë”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Sipas tij, PSD-ja e Alternativa duhet të konfirmojnë mandatet, sepse ai vlerëson se PSD-ja ka hyrë në Kuvend me vota të VV-së e Alternativa me të PDK-së.