Video

Në kujtim të Astrit Deharit

Janë bërë dy vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Dehari ka vdekur në nëntor të 2016-s në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana ende të pandriçuara, raporton KTV.

Në dy-vjetorin e vdekjes së tij, një rrugë e kryeqytetit është emërtuar me emrin "Arbënor e Astrit Dehari" dhe janë bërë homazhe te varri i tij.

Për familjen dhe aktivistët e VV-së, të dyja këto vdekje janë të dyshimta, ndërsa për Astritin, konsiderojnë se dikush e ka vrarë në burg.

Në nderim të Deharit nën organizmin e Vetëvendosjes është mbajtur edhe një tribunë.

Deputeti Xhelal Sveçla ka kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e rastit “Dehari”.

I ndjeri Dehari po hetohej lidhur me dyshimet se ai dhe pesë aktivistë të tjerë kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, më 4 gusht të vitit 2016.

Prokuroria kishte konstatuar se Dehari ishte vetëvrarë, por një hetim ndërkombëtar me kërkesë të familjes, ka qenë duke u bërë nga Qendrën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Zvicër.