Fundi i kësaj jave, do t’i bëjë bashkë sërish presidentin Hashim Thaçi me homologun e tij, Aleksandër Vuçiq, bë Bruksel, raporton KTV.
Ftesa për takimin u ka shkuar nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për të diskutuar për implementimin e marrëveshjeve aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialog.
Presidenti Thaçi, takimin e konsideroi si mundësi për të hapur kapitull të ri në dialog. Siç ka bërë të ditur presidenti Thaçi, grupet teknike të Kosovës e Serbisë do të takohen para së dielës, kur do të ndodhë takimi në nivel të presidentëve.
Për takimin me Thaçin, ka folur edhe president i Serbisë, por nuk ka shfaqur asnjë pikë entuziazmi me këtë rast.
Takimi i fundit në nivel presidentësh është zhvilluar më 23 mars. Opozita, së fundmi ka kundërshtuar takimet e presidentit Thaçi në kuadër të dialogut me Serbinë, duke e konsideruar se ai nuk ka mandat nga Kuvendi për një gjë të tillë.
-
20 qershor 2018 00:27
-
Shpërndaje në: