Video

Detaje për vrasjen dhe vetëvrasjen e sotme në Prishtinë

66 –vjeçarja, Zele Cakolli, dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Hazir Cakolli, të martën rreth orës 12:00 në rrugën “Fitim Duraku” në Prishtinë, i cili më pas ka vrarë edhe veten, raporton KTV.

Policia e Kosovës ka thënë se bazuar në hetimin preliminar fillimisht është plagosur viktima nga 73-vjeçari dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

Askush nga të afërmit dhe familja nuk ka pranuar të flasë për KTV-në. Por, fqinjët kanë thënë të mos kenë dëgjuar asnjëherë që çifti të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje.

Sipas tyre, të dy gëzonin shëndet të mirë. Polica ka bërë të ditur se në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.