Kouchner: 2018-a, vit i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Bernard Kouchner Bernard Kouchner 27 dhjetor 2017 10:14

Shkruan për Euobserver: Bernard Kouchner (përkthyer nga Koha.net)

Dera për zgjerimin e BE-së së paku është çarë, tre vjet pasi presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker e mbylli atë duke thënë se nuk do të ketë zgjerim gjatë mandatit të tij pesë vjeçar.

Për çfarëdo arsye – krizat mbijetuan, një ekonomi kontinentale e përmirësuar, Brexit - Juncker ndjen se është koha e duhur për të inspektuar radhët jashtë dhe të jap rripat e pranimit. Por vetëm dy vendeve. Dhe nga ato shtete që mezi presin të hyjnë, këto dyja nuk bëjnë pjesë aty.

Pranimi mbetet temë kontroverse si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi, që aktualisht po cilësohen si kandidatët kryesorë për raundin e ri të zgjerimit.

Liderët e tyre meritojnë lëvdata të mëdha për avancim pavarësisht të gjithave, por e vërteta e rëndë është se ka kombe tjera, po ashtu në Ballkanin Perëndimor, që meritojnë barabartë anëtarësimin në Unionin tonë dhe, që është më e rëndësishmja, janë shumë më entuziastë për këtë.

Thashethem në Bruksel është se Mali i Zi dhe Serbia janë top-kandidatë për shkak se janë më të mundshmit për të ndërruar kahe dhe të gjejnë ngrohtësi tek Moska.

Personalisht, nuk e pranoj shumë këtë pretendim. Përveç naftës dhe raketave, Rusia nuk ka çfarë të ofrojë më shumë. Por edhe nëse do të ishte e vërtetë, nuk është arsye e mjaftueshme t’u aprovohet hyrja ndërsa t’u mohohet të tjerëve.

BE-ja nuk është kult i formuar për të frustruar ambiciet e Rusisë. Është union i kombeve me ambicie të veta, me vlera të përbashkëta, me kulturë të përbashkët dhe percepsion të përbashkët se si të arrihet prosperiteti dhe paqja në të ardhmen.

Kombet që ndajnë këto vlera i përkasin këtij Unioni dhe duhen inkurajuar sa më shumë që të anëtarësohen.

Nuk po them këtu se top kandidatët nuk i përkasin BE-së. Larg asaj. Të dy janë tashmë duke negociuar kushtet, dhe Mali i Zi në veçanti ka avancuar shumë në këtë proces.

Ajo që është zhgënjyese është se BE, ndoshta e inspiruar nga skepticizmi i hershëm i Junckerit, i ka mbajtur tjerët në rajon në korsinë e ngadaltë, përfshirë edhe ato kombe më entuziaste për anëtarësim.

Shqipëria për shembull: Sondazhet vazhdimisht tregojnë se mbi 80 për qind e qytetarëve të saj dëshirojnë të anëtarësohen në BE. Kjo në vetvete nuk do të duhej të kualifikonte vendin për anëtarësim. Por, atje ku ka konsensus të fuqishëm për anëtarësim, historia na ka treguar se reformat institucionale dhe politike për anëtarësim janë shumë më lehtë të zbatueshme.

Në të vërtetë, Shqipëria po e provon se kjo është e vërtetë. Për më shumë se një vit, Partia Demokratike në opozitë ka luftuar fuqishëm kundër aspekteve të veçanta të pakos së reformave që BE-ja i ka kërkuar nga qeveria e Partisë Socialiste.

Shqipëria

Rezultati? Socialistët e kryeministrit Edi Rama morën pushtetin në qershor me shumicë të pastër.

Është ky një mandat që do të siguronte progres të vazhdueshëm drejt bashkërendimit me standardet e BE-së, veçanërisht në pesë fushat që Brukseli i ka specifikuar si parakushte për negociata formale: reforma administrative, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit, reforma në sistemin e drejtësisë dhe veprime kundër krimit të organizuar.

Por opozita ende po u reziston këtyre reformave, siç kemi parë para pak ditësh disa skena tronditëse të kaosit dhe përçarjes në parlamentin e Shqipërisë, kur demokratët pakicë tentuan të bllokojnë emërimin e një prokurori të ri të përgjithshëm.

“Popullata e Shqipërisë nuk duhet të befasohet pse politikanët e tyre po luftojnë mes vete”, është thënë në një deklaratë të mprehtë të Ambasadës amerikane atje. “Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund ka nisur të zbatohet”. “Prokurori i përgjithshëm që refuzonte t’i ndiqte penalisht politikanët nuk është më”.

Me fjalë tjera, tani që reformat kanë arritur në një fazë të avancuar, ky do të ishte momenti më i gabuar për BE-në që të mbante Shqipërinë në fund të radhës. Është koha të dërgohet një mesazh i fuqishëm ndaj votuesve shqiptarë se mbështetja e tyre për reformën dhe për BE-në po ka ndikim.

Ngjashëm me një shumicë të pastër (54 për qind) të maqedonasve dëshirojnë anëtarësim në BE (në krahasim me vetëm 26 për qind në Serbi).

Është e vërtetë se mospajtimi i tyre me Greqinë fqinje në lidhje me përdorimin e emrit – për të cilin Athina thotë se i referohet një prej provincave të saja – vazhdon të jetë problem. Por nëse i jepet një stimul për anëtarësim të shpejtë në Union, dyshoj se autoritetet maqedonase do të gjejnë një zgjidhje.

Dhe pastaj është edhe Republika e Kosovës, ku dikush isha Përfaqësues Special i OKB-së.

Kosova

Një përqindje e lartë prej 90 për qind e kosovarëve dëshirojnë të anëtarësohen në BE. Me keqardhje por dyshoj se dëshirat e tyre do të realizohen shpejt, pasur parasysh se Serbia dhe pesë shtete anëtare të BE-së refuzojnë ta njohin legjitimitetin e saj. Por edhe këtu BE-ja duhet të jetë më proaktive, të inkurajojë Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Spanjën e edhe Serbinë të pranojnë të pashmangshmen dhe të pranojnë sovranitetin e Kosovës.

Është një shembull se si asetet e shumta “të forcës së butë” të BE-së mund të arrijnë rezultate të rëndësishme – nëse zbatohen.

Ndiej se Brukseli, deri para pak kohësh, qëllimisht e ka injoruar Ballkanin Perëndimor. Është thënë se ka pasur shpërqendrime: Ukraina, sfida me migrantë, papunësia, Greqia dhe së fundi Brexiti dhe Katalonja.

Por tani muzika e humorit të mirë po ndryshon. “Nëse dëshirojmë stabilitet më të madh në rrethinën tonë, atëherë na duhet të mbajmë një perspektivë kredibile të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Juncker gjatë adresimit të tij në muajin shtator.

Presidenti i ri i vendit tim, Francës, Emmanuel Macron, ka thënë pothuajse të njëjtën gjë, duke deklaruar në të njëjtin muaj se BE “duhet t’i hap dyert për Ballkanin Perëndimor”.

Anëtarësimi në BE është pjesë e zgjidhjes së paqëndrueshmërisë së Ballkanit dhe historisë së tij të vjetër të konfliktit ndëretnik.

Muajin e kaluar, Rama i Shqipërisë lëshoi një paralajmërim të qartë: “Ballkani në përgjithësi, dhe Shqipëria në veçanti, do të avancojë”, ka thënë ai para një audience në Bruksel, “por nëse perspektiva [e anëtarësimit në BE] venitet apo bëhet iluzion, atëherë gjërat mund të shkojnë mbrapsht”.

Bernard Kouchner është ish-ministër francez për Punë të Jashtme dhe Evropiane, bashkë-themelues i Medecins Sans Frontières, themelues i Médecins du Monde, dhe ish-Përfaqësues Special i OKB-së dhe Shef i UNMIK-ut në Kosovë.

© KOHA

Komentet

Shto koment