OpEd

Dita Ndërkombëtare e Emigrimit

Duke marrë parasysh numrin e madh dhe në rritje të emigrantëve në botë, me 4 dhjetor 2000 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendim që 18 dhjetorin ta shpallë Ditën Ndërkombëtare të migrantëve. Po ashtu Kuvendi miratoi Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të tyre.

Po ashtu më 14 dhe 15 shtator 2006, 132 Shtetet Anëtare që morën pjesë në Dialogun e Nivelit të Lartë mbi Migrimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar , të realizuar nga Asambleja e Përgjithshme, riafirmuan një mesazh kyç.Së pari, ata theksuan se migrimi ndërkombëtar është një fenomen në rritje dhe se mund të jep një kontribut pozitiv në zhvillimin e vendeve të origjinës dhe vendeve të destinacionit, me kusht që të mbështetej nga politikat e duhura.

Së dyti, ata theksuan se respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë emigrantëve është thelbësor për të përfituar nga migracioni ndërkombëtar. Së treti, ata pranuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mbi migracionin ndërkombëtar, në mënyrë bilaterale, rajonale dhe globale. Veç tjerash Dialogu i Nivelit të lartë theksoi se migrimi ndërkombëtar, mund të kontribuojë në zhvillim,ai pranoi se migrimi ndërkombëtar nuk sillte çdoherë mundësitë e kërkuara. Shumë shpesh, migrantët ishin të detyruar të kërkonin punë jashtë vendit, për shkak të varfërisë, konfliktit, apo shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Paqja dhe siguria, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe ofrimi i punës së denjë në vendet e origjinës do të siguronin një jetë më të mire dhe njerëzit nuk do të largoheshin jashtë vendit. Migracioni ndërkombëtar duhet të jetë pjesë përbërëse e agjendës së zhvillimit dhe duhet të jetë pjesë e strategjive kombëtare të zhvillimit. Pas Dialogut të Nivelit të Lartë, Qeveria e Belgjikës filloi një proces për të krijuar Forumin Global për Migracion dhe zhvillimin e një procesi konsultativ vullnetar, jo detyrues dhe jo formal, i udhëhequr dhe I hapur për të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara. Kështu qeveritë duhet të trajtojnë çështjet në lidhje me migrancionin dhe zhvillimin ndërkombëtar në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse .

Forumi Global bashkon ekspertizën e Qeverive nga të gjitha rajonet,promovon dialogun,bashkëpunimin dhe partneritetet dhe nxitë rezultate praktike të orientuara drejt veprimtarisë kombëtare, rajonale dhe globale. Që nga Dialogu i Nivelit të Lartë me 2006, mbi migrimin dhe zhvillimin ndërkombëtar, bashkëpunimi ndërqeveritar në fushën e migracionit është rritur ndjeshëm. Grupet e ndryshme ndërqeveritare, rajonale dhe proceset konsultative janë fokusuar gjithnjë e më shumë në dimensioned e zhvillimit të migracionit ndërkombëtar, edhe pse e kanë bërë në mënyra të ndryshme. Nevoja për të kuptuar më mire çështjet e ngritura nga migracioni ndërkombëtar në lidhje me zhvillimin për të shkëmbyer përvojën dhe njohuritë dhe për të ndërtuar qëndrime të përbashkëta ka shtyrë shumë vende të bashkohen me grupet rajonale që ta rrisin bashkëpunimin. Duket se Dialogu i Nivelit të Lartë shërbeu si një katalizator për të gjeneruar një aktivitet të konsiderueshëm në këtë fushë.

Në shtator 2016 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së priti një takim të nivelit të lartë për të trajtuar lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve, me qëllim të afrimit të vendeve përballë një qasje më humane dhe më të koordinuar. Në këtë Samit në nivel qeveritar dhe shtetëror Asambleja e Përgjithshme bëri thirrje për lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve, kjo ishte një mundësi historike për të dale me një plan ndërkombëtar. Samiti ishte një moment i rëndësishëm për të forcuar qeverisjen e migracionit ndërkombëtar dhe një mundësi unike për krijimin e një sisitemi më të përgjegjshëm dhe të parashikueshëm për t'iu përgjigjur lëvizjeve të mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve. Duke pasur parasysh faktin që vendi ynë historikisht ka qëne i ndikuar nga lëvizjet e migrantëve drejtë shteteve dhe kontinenteve tjera është mire që kjo date të shënohet dhe tek ne. Në mënyrë që lidhja shpirtërore e mërgimtarëve të forcohet dhe më shumë duke krijuar linja bashkëpunimi në të gjitha fushat. Po ashtu duhet rritur standardi i jetës dhe krijimi i mundësive në mënyrë që të rinjtë dhe qytetarët e Kosovës ta shohin perspektivën këtu dhe mos të largohen nga atdheu.