Qyteti jug-perëndimor i Kosovës, që nuk ka galeri arti, është shndërruar në një galeri nën qiell të hapur, duke u bërë shtëpi e të parës bienale ndërkombëtare të artit bashkëkohor në Kosovë.
I vendosur në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme tregtare mes lindjes dhe perëndimit, qyteti i Prizrenit, gjatë historisë njihet si qendër e rëndësishme ekonomike, diplomatike dhe kulturore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë rrugë e re artistike, emërtuar Autostrada Biennale, është një magjistrale inovative ndërmjet Bienales së Stambollit, Bienales së Venecias dhe asaj të Prizrenit.
Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale është themeluar “me misionin të shndërrojë qytetin njëkohësisht në muze dhe qendër të bashkëkohores, duke shënjuar në hapësira të reja eksperimentimi mbi historinë qindra vjeçare të Prizrenit”. Ekipi i Autostrada Biennale ka nxjerrë artin jashtë kutisë së bardhë, duke marrë përsipër zgjerimin e sistemeve të artit bashkëkohor në Ballkan e përtej.
E ardhmja e kufijve
Edicioni i parë i bienales është rezultat i punës nëntë mujore të kuratorit nga Tajvani, Manray HSU, që konsiderohet si një kontribuues me rëndësi të veçantë në ngjarje të rëndësishme kulturore ndërkombëtare.
Bazuar në zhvillimet e të sotmes sonë, kur në vëmendje janë kufijtë e formave të ndryshme, nën temën “E ardhmja e kufijve” ekspozita ndërkombëtare e artit bashkëkohor, së bashku me ngjarjet e saj diskursive dhe pedagogjike, përqendrohet në probleme të ndryshme kufitare.
“Kufijtë janë shpikje njerëzore që shërbejnë për qëllime të ndryshme, por që kryesisht kanë qenë negative në historinë njerëzore, por asnjëherë më negative se tani. Fakti që bienalja ka vendosur të vëjë në pikëpytetje dhe t’i sfidojë kufijtë është diçka shumë e mirë. Duke qenë të krijuar nga njerëzit, kufijtë mund të ndryshohen po nga njerëzit”, thotë Yehuda Safran, filozof, arkitekt dhe artist, njëherësh anëtar i bordit këshillues të Autostrada Biennale.
Duke ndarë përshtypjet e tij, Safran shprehet: “Të rinjtë e angazhuar rreth kësaj bienale më kanë lënë përshtypje të madhe, në veçanti me energjinë, optimizmin dhe besimin e tyre që mund të realizojnë gjëra. Kjo është shumë inkurajuese për të ardhmen”.
Autostrada Biennale është themeluar nga një ekip i të rinjve përfshirë artistë, pedagogë dhe sociologë (Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi, Barış Karamuço, Fitore Isufi/Koja), “të bashkuar me misionin për të zgjeruar kulturën, mbi një parametër paradoksal dhe idealist për të hapur dyer emergjente projektuese e vepruese”.
“Një përvojë magjike”
Edicioni i parë i bienales ka për qëllim të forcojë dhe zgjerojë skenën bashkëkohore të artit në vend dhe rajon.
Qyteti dhe qytetarët janë pjesë shumë e rëndësishme e këtij organizimi, ndaj janë përfshirë në ndërtimin e Autostrada Biennale, duke krijuar hapësira të reja për ekspozita, edukim joformal, diskutim dhe reflektim.
“Gjithçka vjen prej idesë. Kur e materializon një ide krijohet një përvojë magjike. Kur ekziston transparenca, ekziston një platformë e demokracisë së mendimit, e posaçërisht e ndërrimit të përvojave, është shumë e rëndësishme që t’i jepet një formë. Çdo formë është subjekt i kohës, e në ketë rast,Prizreni shndërrohet në një platformë të demokracisë në aspektin e artit, të zgjedhjes, një platforme jo ekskluzive, por inkluzive e vetë qytetarëve. Qyteti i Prizrenit shndërrohet në një muze të gjallë, jo statik”, thotë Sislej Xhafa, artist dhe njëkohësisht anëtar i bordit këshillues të Autostrada Biennale.
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme me qenë pjesë e kësaj historie, e kësaj bienale në Prizren”, përfundon Xhafa, i cili këtë vit po përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias.
Duke e parë artin si pjesë esenciale të procesit zhvillimor, Autostrada Biennale e zbret atë në nivelin e komunitetit.
“Qëllimi jonë kryesor nuk është për t’i përfshirë vetëm artdashësit, por është ta sjellim artin tek të gjithë, që të ngrisin pyetje dhe të reflektojnë mbi qytetin dhe hapësirat që i rrethojnë ata: shtëpitë e vjetra, oborret, rrugicat e ngushta, stacioni i autobusëve, etj. Ne duam që ta sjellim artin tek njerëzit e jo njerëzit tek arti. Kjo e bën diferencën”, thotë Leutrim Fishekqiu, bashkëthemelues dhe udhëheqës i ekipit tët Autostrada Biennale, duke shtuar: “Qëllimi tjetër i bienales është mobilizimi artistik i shtetit të Kosovës përmes artit bashkëkohor dhe krijimi i kanaleve të komunikimit me shtetet e tjera të botës”.
Veprat artisitke po ekspozohen në hapësira dhe ndërtesa të vjetra që kanë vlera të trashëgimisë kulturore dhe kujtesës kolektive, në përpjekje per të rritur vetëdijen qytetare për ri-funksionalizimin e objekteve private dhe publike, që u takojnë qytetarëve dhe qytetit të Prizrenit.
Rrugëtimi artistik i Autostrada Biennale në Prizren, i filluar më 19 gusht 2017, do të zgjasë deri më 23 Shtator 2017. Të gjitha hapësirat janë të hapura gjashtë ditë në javë (e martë - e diel).
Ekspozita ndërkombëtare e artit bashkëkohor shfaqë veprat e artistëve: Valentina Bonizzi (Itali), CHANG Chien-Chi (Taivan), Libia Castro (Spanjë) & Olafur Olafsson(Islandë),Yannick Dauby (Francë), Ettore Favini (Itali), Artan Hajrullahu (Kosovë),Ibro Hasanovic (Bosnjë), Haveit (Kosovë), HSU Chia-Wei (Taivan), Irwin (Sloveni), Doruntina Kastrati (Kosovë), Sead Kazanxhiu (Shqipëri), LI Binyuan (Kinë), Alban Muja (Kosovë), Ella Raidel (Austri), Oliver Ressler (Austri), Stefano Romano (Itali), OPA (Obsessive Possessive Aggression) (Maqedoni), Rena Radle (Gjermani) & Vladan Jeremic (Serbi), Jelena Tomasevic (Mal i Zi), Saso Sedlacek (Slloveni), YANG Shun-Fa (Taivan), Alketa Xhafa (Kosovë - Angli).