Tokio 2020

Hendbollistet e Francës fitojnë për herë të parë të artën olimpike

Hendbollistet e Francës kanë fituar për herë të parë të artën olimpike.

Francezet të dielën në finale të “Tokio 2020” mposhtën ekipin e Komitetit Olimpik të Rusisë me pesë gola dallim, 30:25.

Pjesa e parë kishte përfunduar me avantazh 15:13 për francezet. Allison Pineau dhe Pauletta Foppa me nga shtatë gola ishin realizatoret më të mira te Franca, te ekipi rus realizatorja më e mirë ishte Polina Vedekhina me shtatë gola.

Të artën olimpike në hendboll e fitoi edhe ekipi i meshkujve i Francës.