Tokio 2020

De Grasse më në fund e fitoi të artën që ia mohoi Bolti para pesë vjetësh

Në fund të fundit, ndoshta ylli i ardhshëm i sprintit në botë nuk ishte aq i vështirë për t’u gjetur. Ai është Andre De Grasse, kanadezi i cili vrapoi sprintin e tij të parë si adoleshent me pantallona të shkurtra, të gjera basketbolli që i mori hua. Ndërsa tani ai ka një medalje të artë olimpike në 200 metra vrapim. De Grasse la pas vetes amerikanët - Kenny Bednarek dhe favoritin Noah Lyles - për të përfunduar garën për 19.62 sekonda të mërkurën dhe për të marrë një nga titujt që Usain Bolt e kishte në pronësi për tri Olimpiadat e fundit. Ky sukses në Tokio është shumë domethënës për 26-vjeçarin, pasi plotëson një koleksion medaljesh në të cilin i mungonte vetëm e arta. De Grasse fitoi të bronztën katër ditë më parë në 100 metra, të cilën e mori në të njëjtën ngjarje edhe para pesë vjetësh në Rio.

“Është hera e parë që jam ndier kaq emocionues në shteg”, pranoi De Grasse. “Gjithmonë kam menduar se nuk mund ta fitoja të artën, pasi kam fituar vazhdimisht të argjendtën dhe të bronztën. Mirëpo tani ndihem shumë i lumtur me këtë medalje të artë, të cilën askush nuk mund të ma largoj”.

Momenti më i paharrueshëm i De Grasses erdhi në vitin 2016, kur ai mori medaljen e argjendtë në 200 metra në Rio, dhe pati guximin të ngatërrohej me Boltin.

Ishte një garë gjysmëfinale dhe të dy ishin shumë përpara të tjerëve, dhe me lehtësi do të bënin garën për medalje. Por me udhëzimet e trajnerit të tij, i cili donte të lodhte kampionin, De Grasse vazhdoi të shtynte dhe të bënte presion. Ai e detyroi Bolt t'i kthente gjërat në mbingarkesë. Bolt fitoi garën, por me gisht bëri kah De Grasse. Momenti u bë viral dhe Bolt këmbënguli se nuk ishte i kënaqur që De Grasse e mundoi. Ai u kthye për ta shpartalluar De Grassen në finale, me gati një çerek sekonde përpara, për të rivendosur rekordin e tij botëror prej 19.19 sekondash.

“Unë u ktheva për atë finale dhe isha i lodhur”, tha De Grasse. “Unë e dija se do të dilja i dyti, por doja t’ia kaloja”.

Mësimi i mësuar në vitin 2016 dhe qëkur Bolt u largua nga skena, De Grasse tha se ai vetëm është bërë më i fortë dhe më i aftë. Ndërkohë, bota ka kërkuar dikë, këdo, për të zënë vendin e ish-kampionit në ngjarjet e distancave të shkurtra të atletikës. Ai është medalisti i parë i artë në sprint për Kanadanë qëkur Donovan Bailey fitoi 100 metra në lojërat olimpike “Atlanta 1996”.

Të dielën në mbrëmje, sprinteri italian Marcell Jacobs erdhi nga askund për të fituar në 100 metra, duke lënë De Grassen prapa në atë që zakonisht konsiderohet distanca e tij e dytë më e mirë. Por më në fund, De Grasse ka siguruar medaljen e artë. Kjo është e arta e parë për të në një ngjarje të madhe qëkur grumbulloi dy të argjendta dhe gjashtë të bronzta në Olimpiadën dhe kampionatet botërore që nga viti 2015.

“Kjo është këmbëngulje dhe unë jam i lumtur për të”, tha atleti tjetër nga Kanadaja, Damian Warner, që i qëndroi afër De Grasses pas triumfit në 200 metra. “Ai duhej të dilte kundër Usain Boltit, Yohan Blaket, të gjithë këtyre konkurrentëve të ashpër. Ai thjesht humbte nga disa atletë të vërtetë të mëdhenj, por nuk u dorëzua për asnjë moment”.

Këtë herë, ai mundi amerikanin Lyles, kampionin botëror në fuqi në 200 metra.