Tokio 2020

Andreas Mol, ylli i volejbollit në rërë që ka përkrahjen e familjes në Lojërat e Tokios

Descriptive Text

Me pandeminë e koronavirusit që ka mbajtur shumicën e familjarëve të sportistëve në Lojërat Olimpike në shtëpi, lojtari norvegjez i volejbollit në rërë, Anders Mol ka shumë njerëz në Tokio për ta mbështetur atë. Babai i Andersit, Kaare, është trajneri i tij, dhe xhaxhai i tij është në Olimpiadë si ndihmëstrajner i ekipit. Vëllai dhe kushëriri i tij janë në Tokio si partnerë trajnimi.

“Është një lloj biznesi familjar që ne po drejtojmë”, tha Kaare Mol, pasi djali i tij dhe Christian Sorum mundën një ekip rus në çerekfinale të volejbollit në rërë për të kaluar në gjysmëfinale.

Duke u përballur me ekipin që kishte humbur në fazën e pishinës, çifti nga Norvegjia mundi Ilya Leshukov dhe Konstantin Semenov 2:0 (21-17, 21-19) në sete të mërkurën. Norvegjezët kaluan në gjysmëfinale për t'u përballur me Letoninë, e cila eliminoi Brazilin dhe medalistin e artë të “Rio 2016”, Alisonin në ndeshjen tjetër. Shokët rusë Viacheslav Krasilnikov dhe Oleg Stoyanovskiy, kampionët në fuqi të botës, mundën Gjermaninë 2:0 (21-16, 21-19) për të kaluar gjithashtu në gjysmëfinale. Ata do të luajnë me Katarin, i cili mundi medalistët e argjendtë të Rios, Daniele Lupo dhe Paolo Nicolai të Italisë 2:0 (21-17, 23-21). Mol dhe Sorum përfunduan si bartës të parë në Lojërat Olimpike pasi dolën në krye të renditjes kualifikuese të Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB). Por për ta bërë këtë, tha Kaare Mol, ata kaluan rreth 250 ditë në vit në rrugë gjatë periudhës trevjeçare që u zgjat nga pandemia COVID-19. Trajnerët e ndanë udhëtimin, i cili bëri që Kaare Mol të jetë në rrugë me djalin e tij për rreth 150 ditë. Me kufizimin e pandemisë, ku nuk janë lejuar familjarët e sportistëve, dhe as tifozët që të udhëtojnë në Japoni, Kaare Mol është prindi i rrallë që është në gjendje që të shikojë fëmijën e tij të garojë në Lojëra.

"Kur jemi në Olimpiadë, unë nuk ndihem sikur Andersi është djali im. Ai është sportisti im”, tha plaku Mol. “Mirëpo, për të pasur pak kohë si babë e birë, unë pas çdo ndeshjeje e përqafoj atë. Dhe, kjo është ndjenja e vetme si baba në Tokio”.

Alison fitoi medaljen e artë në shtëpi në Rio de Janeiro, ndërsa ishte partner me Bruno Oscar Schmidtin, duke vazhduar një traditë që e ka bërë Brazilin një nga - së bashku me SHBA-në - fituesit më të dekoruar të volejbollit në rërë. Por çifti letonez, i përbërë nga Martins Plavins dhe Edgars Tocs, e rrëzoi Schmidtin në 1/8 e finales të hënën, dhe më pas bëri të njëjtën gjë me partnerin e tij Alison të mërkurën. Vetëm një nga dy ekipet e femrave braziliane ka mbijetuar në çerekfinale, që do të thotë se fuqia që dominoi për një kohë të gjatë në këtë sport, mund të fitojë më së shumti një medalje në Tokio. Kjo do të jetë performanca më e dobët e Brazilit në volejbollin në rërë prejse ky sport u shtua në Lojërat Olimpike në vitin 1996. SHBA-ja, gjithashtu ka vetëm një ekip në gjysmëfinale dhe në rastin më të mirë mund të sigurojë një medalje, rezultati më i keq i mundshëm në historinë e tyre.

“Letonia, Zvicra, Norvegjia, janë e ardhmja e volejbollit në rërë për momentin. Jo më SHBA-ja dhe Brazili”, pranoi Alison.

Ndërkohë, Letonia është i vetmi vend me ekipe të shumta që kanë mbetur në garë. Tina Graudina dhe Anastasija Kravcenoka do të luajnë në gjysmëfinalen e femrave të enjten.

“Ne jemi një vend i madh i volejbollit në rërë”, insistoi Tocs.