Tokio 2020

Franca avancon në gjysmëfinale pasi mposhti Spanjën

Gabby Williams dhe bashkëlojtarja e saj franceze buzëqeshnin pasi mposhtën rivalen Spanjën dhe avancuan në gjysmëfinale të turneut të femrave në basketboll, në Olimpiadën e Tokios.

Marine Johannes shënoi 18 pikë dhe Williams shënoi gjuajtje të lira që dolën vendimtare në fitoren e Francës kundër Spanjës 67:64 të mërkurën mbrëma.

Franca do të takohet me nikoqiren Japoninë në gjysmëfinale të premten, në ndeshjen përsëritëse të grupit të cilën e humbi me katër pikë dallim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luajnë kundër Serbisë.