Tokio 2020

Brazilianja Cunha fiton medaljen e artë në maratonën në not

Notarja braziliane Ana Marcela Cunha ka fituar medaljen e artë në 10 kilometra not në ujëra të hapur në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Cunha e përfundoi garën me kohë 1:59:30.8 orë.

Medalja e argjendtë i takoi holandezes Sharon van Rouwendaal që ishte afro 1 sekondë prapa, e bronztë doli australianja Kareena Lee. Lee ishte 1.7 sekonda prapa fitueses.