Tokio 2020

Hassan fiton të artën olimpike në 5000 metra

Atletja holandeze Sifan Hassan ka fituar të artën olimpike në 5000 metra vrapim.

Hassan në finalen e sotme në stadiumin olimpik në Tokio përfundoi me kohë 14:36.79 minuta, para kenianes Hellen Obiri (14:38.36 minuta) dhe etiopianes Gudaf Tsegay (14:38.87).

Për Hassanin është medalja e parë e artë olimpike. Hassan do të garojë edhe në 1500 metra vrapim. Gjatë kualifikimeve në këtë distancë të hënën, ajo u rrëzua, dhe me shumë mund arriti të rikthehet e të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në 3000 metra vrapim në konkurrencë të meshkujve medalje të artë fitoi marokeni Soufiane El Bakkali. I argjendtë doli Lamecha Girma i Etiopisë, ndërsa i bronztë keniani Benjamin Kigen.