Tokio 2020

Futbollistet kanadeze kualifikohen në finale, eliminojnë SHBA-në

Futbollistet e Kanadasë do të luajnë në finalen e turneut olimpik, pasi në gjysmëfinale eliminuan SHBA-në, një prej përfaqësueseve favorite për medaljen e artë.

Ndeshja gjysmëfinale ndërmjet SHBA-së dhe Kanadsë, që u luajt të hënën në “Kashima Soccer Stadium” përfundoi me fitoren minimale të kanadezeve me rezultatin 1:0. Jessie Fleming shënoi nga penalltia në minutën e 74-të për ta dërguar Kanadën në finalen e Lojërave Olimpike. Në finale, Kanadaja e pret fituesin e ndeshjes ndërmjet Australisë dhe Suedisë që luhet më vonë. Pjesë e Suedisë, është edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani.