Tokio 2020

Maxhera: Kemi parashikuar medalje në xhudo, por jo dy të arta

Descriptive Text

Redaktori i sportit në KTV, Arsim Maxhera që ka përcjellë nga afër meçet e xhudistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike në Tokio, ka thënë se ka pritur medalje prej ekipit të trajnerit Driton Kuka, por jo edhe dy të arta.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë fituar medaljet e arta në Tokio.

Krasniqi dominoi në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.

“Kemi parashikuar medalje prej xhudos në Lojërat Olimpike, por dy medalja te arta janë pak problem për shkak se as ekipi i xhudos nuk i ka parashikuar. Është një sukses jashtëzakonisht i madh, pasi kemi lënë prapa të gjitha vendet e Evropës”, është shprehur Maxhera për Sportin Total.