Tokio 2020

Su Bingtian, aziatiku i parë pas 89 vjetëve që arrin në finale olimpike të 100-metërshit

Kinezi Su Bingtian është bërë atleti i parë nga Azia në 89 vjetët e fundit që ka arritur në një finale të garës 100 metra në Lojërat Olimpike.

Su arriti në finale të dielën, duke vrapuar në garën gjysmëfinale një kohë prej 9.83 sekonda, që është rekord i ri i Azisë. Ndërkohë amerikani Trayvon Bromell, që ishte vlerësuar si favorit për të fituar të artën, ka dështuar të arrijë në finale.

Atleti i fundit nga Azia që arriti në finale në 100 metërsh ishte japonezi Taka Yoshikova, që zuri vendin e fundit në finalen e “Los Angeles 1932”.

Kohë të njëjtë si Su Bingtiani vrapo edhe amerikani Ronnie Baker në gjysmëfinale, Për Bakerin ishte rekord personal. Këta dy regjistruan kohët më të mira në gjysmëfinale.