Tokio 2020

Kevin Durant në histori të SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar në çerekfinale të turneut olimpik të basketbollit për meshkuj.

SHBA-ja mposhti në ndeshjen e tretë Çekinë me rezultatin 119:84. Amerikanë në këtë fitore të rëndësishme i udhëhoqi Kevin Durant dhe Jayson Tatum.

Vetëm dy periudhat e para ishin të baraspeshuar me amerikanët që në pjesën e dytë morën kontrollin duke krijuar epërsi dyshifrore.

Tatum e mbylli ndeshjen me 27 pikë dhe pesë kërcime i ndihmuar edhe nga Durant që shtoi 23 pikë nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.

Madje Durant hyri në histori të SHBA-së. Ai u bë koshshënuesi më i mirë në histori të Lojërave Olimpike, për SHBA-në duke e tejkaluar Carmelo Anthonyn.

Durtan tani ka shënuar 354 pikë ndërsa Anthony ka 336 pikë.