Tokio 2020

Xhudistja gjermane thotë se goditja me shuplakë nga trajneri para meçit është ritual

Xhudistja gjermane Martyna Trajdos ka mbrojtur trajnerin e saj Claudiu Pusa, duke thënë se shuplakët që i dha ai gjatë luftërave në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë pjesë e ritualit.

Shikuesit janë shokuar me pamjet e goditjeve.

Por Trajdos ka thënë se është pjesë e ritualit. Trajados humbi luftën nga hungarezja Szofi Ozbas.

“Dua të bëjë të qartë se ky është rituali që kam zgjedhur para garave. Trajneri im po bën atë çfarë dua që të bëjë që të më motivojë. I kam kërkuar trajnerit tim të bëjë këtë, kështu që ju lutem mos e fajësoni atë. Më duhet para luftërave të zgjohem”, ka shkruar Trajdos në rrjetet sociale.