Tokio 2020

Letonia dhe SHBA-ja, fitojnë medaljet arta në basketbollin 3x3

Karlis Lasmanis ishte i saktë në tentimin e fundit për t’ia siguruar fitoren Letonisë në finalen ndaj Rusisë në turneun olimpik të basketbollit 3x3, sport që debutoi në Lojërat Olimpike të Tokios.

Letonia e fitoi duelin me rezultatin e ngushtë 21:18 për ta siguruar medaljen e artë. Për shtetin e Letonisë, kjo është medalja e parë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Medaljen e bronztë në konkurrencën e meshkujve, e fitoi Serbia që mposhti Belgjikën (21:10). Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, SHBA-ja e fitoi medaljen e artë, pasi në finale e mposhti Rusinë me shifrat 18:15. Medalja e bronztë të femrat, i takoi Kinës që ishte më e mirë se Franca që e mposhti me rezultatin 16:14.