Tokio 2020

Basketbollistet amerikane shënojnë fitore në Lojërat Olimpike

Përfaqësuesja e SHBA-së në basketboll në konkurrencën e femrave, e ka nisur turneun olimpik me fitore, ashtu siç është pritur.

Në ndeshjen e parë të Grupit B, SHBA-ja ka triumfuar ndaj Nigerisë me rezultatin 81:72. Qendra Aja Wilson ishte fantastike në debutimin e saj në Lojërat Olimpike me fanellën e SHBA-së.

Wilson ndeshjen e mbylli me “double-double” prej 19 pikëve e 13 kërcimeve, ndërsa asaj në ndihmë i doli edhe Brittney Griner me 13 pikë e 10 asistime.

Për amerikanet, kjo ishte fitorja e 50 rresht në Lojërat Olimpike.

Te Nigeria, më efikasja në këtë përballje ishte Ezinne Kalu me 16 pikë të realizuara.

Në kuadër të këtij grupi, është luajtur edhe ndeshja ndërmjet Japonisë dhe Francës, të cilën e kanë fituar basketbollistet japoneze me rezultatin e ngushtë 74:70.